Tahiri: Prokurorët e Albin Kurtit kanë mandat për ta mbrojtur Martin Berishajn NULL NULL 25.03.2023 13:51 25.03.2023 13:51 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një konference për media, tha se pagat po iu zbriten prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i demotivuar. Ai tha se ulja e pagave, e lëndon jashtëzakonisht shumë këtë institucion, i cili, siç u shpreh ai, është i thirrur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. “A iu kujtohen deklaratat e mëhershme të kryeministrit Kurti kur thoshte ‘xhipat nuk janë për kryeministër, xhipat e zi janë për prokuror, pagat e mëdha janë për prokurorë, ata e luftojnë krimin, ata e luftojnë korrupsionin”. “Çka po ndodh sot, po ndodh e kundërta, pagat iu zbriten prokurorëve, për t’i demotivuar, pagat iu zbriten gjyqtarëve, për t’i demotivuar, nuk mbështetet me buxhet as Këshilli Prokurorial, as Këshilli Gjyqësor për rritjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç kemi bërë ne. Pra, mungesa e kapaciteteve, ulja e pagave, e lëndon jashtëzakonisht shumë këtë institucion i cili është i thirrur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në vend”, u shpreh ai. Tahiri tutje u shpreh se prokurorët e Albin Kurtit kanë mandat për ta mbrojtur Martin Berishajn, përcjell Klankosova.tv. “Në anën tjetër unë mund ta kuptoj, për ta është shumë e rëndësishëm kapja e një institucioni të tillë. Sepse këtyre njerëzve u duhet t’i kenë njerëzit e tyre në kuadër të prokurorisë së shtetit, që një njeri si Martin Berishaj mos të ndjeket, pra prokurorët e Albin Kurtit kanë mandat për ta mbrojtur Martin Berishajn, për ta ruajtur Martin Berishajn. Sepse Martin Berishaj e merr edhe Albinin, edhe Albulenën edhe shumë të tjerë me vete”, tha tutje Tahiri. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months