Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Pritshmëritë e takimit Kurti-Vuçiq janë të mëdha nga të gjithë

NULL NULL
18.08.2022 10:35

Pritshmëritë për takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të mëdha nga të gjithë, vlerëson gazetari i Klan Kosovës Besnik Tahiri.

Tahiri thotë se veçanërisht Amerika ka pritshmëri të mëdha nga ky takim pasi kërkesë e vazhdueshme e tyre ka qenë ulja e tensioneve mes të dyja palëve, njofton Klankosova.tv.

“Pritshmëritë për këtë takim janë të larta dhe ky takim është kulmi i asaj që ka ndodh më 31 korrik kur ndodhi eksalimi i situatës në kufirin Kosovë-Serbi kur serbët kishin vendosur barrikadat”.

“Edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, treguan se pritshmëritë e takimit të sotëm i kanë të mëdha pasi Washingtoni është vëzhgues në këtë rast dhe për këtë presin shumë nga takimi i sotëm, të paktën zotimet e të dyja palëve që të mos ketë tensione”.

Tahiri, mes tjerash, thotë se nuk pret ndonjë përafrim mes Kurtit e Vuçiqit teksa thekson se të dy liderët asnjëherë s’i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përpos që janë të papajtueshëm janë të njëjtit që as nuk i kanë shtrënguar duart kurrë. Nuk i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit asnjëherë as nëpër takimet paraprake”, tha gazetari Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.