Tahiri për Kurtin: Nuk mbahet mend të ketë pasur një kryeministër i cili ka tentuar të nderhyjë në lidershipin e sindikatave NULL NULL 13.12.2021 13:20 13.12.2021 13:20 Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se Kryeministri Albin Kurti përpos neglizhencës për ta proceduar në Kuvend Ligjin e Pagave, po tenton të ndërhyjë direkt në pavarësinë e sindikatave. ”Janë 80 mijë shërbyes civil të cilët kërkojnë zgjidhje nga ju”, u shpreh ai. Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës po tregohet e dobët sa i përket plotësimit të agjendës legjislative. ”Janë 188 ligje të cilat janë në agjendën legjislative, ndërkaq Qeveria është e pazotë ta përmbushë këtë agjendë”, tha ai ndër të tjera.