Tahiri (PDK): Personi që vrau Afrim Bunjakun e ka përcaktuar vendimmarrjen në kuvend NULL NULL 10.10.2024 11:45 10.10.2024 11:45 Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga deputetët të votojnë për shtyrjen e pikave të përcaktuara në seancën e sotme pasi vlerësoi se duhet të diskutohet për bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin, audio-incizim i publikuar dje në media. Gjatë fjalës së tij në kuvend ai tha se personi (Milan Radoiçiq) i cili siç tha ai, e ka vrarë policin Afrim Bunjakun në Banjskë vitin e kaluar, e ka përcaktuar vendimarrjen në kuvend. “U njoftuam që Radoiçiqi në koordinim me Mimoza Kusarin e kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Poashtu përmes këtij koordinimi këta dy persona kanë lënë jashtë pagës minimale kategoritë më të ndjeshme në vendin tonë, veteranët e UÇK-së, invalidët e luftës e familjet e dëshmorëve. Ajo që është më tragjike shkon në faktin që të dy bashkë kanë pasur edhe kandidat të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv. Ai poashtu tha se kuvendi tashmë është kontaminuar dhe është kriminalizuar. “Ne si grup parlamentar i PDK-së kërkojnë që pikat që janë të përcaktuara të shtyhen për një seancë tjetër dhe të diskutojmë për involvimin e Radoiçiqit në vendimmarrjen e kuvendit. Kuvendi është kontaminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as me e vazhdu. Personi I cili e ka vrarë Afrim Bunjakun na e ka përcaktuar vendimmarrjen në kuvend”, u shpreh Tahiri, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025