Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Nëse pagat nuk dalin sonte deri në orën 00:00, qeveria kryen shkelje të rëndë

NULL NULL
01.10.2024 10:39
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj mosekzekutimit gjatë ditës së djeshme të pagave për shërbyesit civilë.

Tahiri tha se mosekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve.

Ai theksoi se nëse pagat nuk dalin as sonte deri në ora 00:00, ekzekutivi kryen shkelje të rëndë ligjore.

“Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës”, theksoi ai.

Lidhur me rastin, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por deri tash nuk ka ndonjë përgjigje./Klankosova.tv

lajme të ngjashme