Tahiri: Ky buxhet është elektoral, vitin e ardhshëm jemi në zgjedhje NULL NULL 16.11.2023 12:32 16.11.2023 12:32 Projektbuxhet i vitit 2024 po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se ky buxhet është elektoral. “Për shkak se ne sot një vit me kalendarin e rregullt jemi në zgjedhje. Ju po dëshironi që këto mjete që i keni bartë vit pas viti, të i shfrytëzoni”, tha Tahiri. Tahiri theksoi se kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim dhe asnjë qëndrim rreth krizës dhe zhvillimit ekonomik. Ai shtoi se kjo qeveri i ka zbritur pagat. Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.