Tahiri: Është hera e parë që KEK-u drejtohet nga një zyrtar i lartë i një partie politike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Është hera e parë që KEK-u drejtohet nga një zyrtar i lartë i një partie politike

NULL NULL
20.04.2023 10:59

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është jashtëzakonisht e dëmshme që të votohet kundër një debati me ministren e Energjisë, pas një mocioni që u hodh poshtë pak më parë në Kuvend për raportim të ministres së Energjisë, Artane Rizvanolli.

Sa i përket arrestimit të djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, Tahiri tah se në kuadër të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, kanë nxjerrë një mori të keqpërdorimeve dhe të abuzimeve nga ana e tij.

“Është hera e parë që Korporata Energjetike e Kosovës drejtohet nga një zyrtar i lartë politik i një partie politike, pra nga drejtuesi i Komitetit për Energji të LVV-së, Nagip Krasniqi. Ne në kuadër të komisionit tonë hetimor parlamentar për energji, kemi nxjerrë një mori të keqpërdorimeve dhe të abuzimeve, pikërisht të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut. I njëjti ka subvencionuar fatura të energjisë elektrike pa vendim të bordit, që nuk mund të ndodhë, drejt një kompanie private siç është KESCO dhe KEDS-i. I njëjti ka negociuar tendera njëburimor, ka ushtruar ndikim mbi personat zyrtar, ka pasur konflikt interesi”, deklaroi Tahiri.

“Kemi parë një tendecë të vazhdueshme të Qeverisë për ta mbrojtur një person jashtëzakonsisht shumë të fuqishëm“, shtoi ai.