Szunyog thekson konkluzat e Këshillit Evropian, prioritet është shtensionimi NULL NULL 01.07.2023 08:52 01.07.2023 08:52 Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shpërndarë konkluzat e miratuara nga takimi i Këshillit Evropian mbajtur më 29 dhe 30 qershor. Liderët evropianë dënojnë dhunën e shkaktuar në veri të Kosovës dhe bëjnë thirrje për shtensionim të situatës. “Konkluzione me rëndësi të miratuara në Këshilli Evropian: shtensionim i menjëhershëm bazuar në tri elemente: Zgjedhje të menjëhershëm në katër komunat veriore dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thekson Szunyog, përcjell KlanKosova.tv. “Dështimi për shtensionim do të ketë pasoja negative. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për normalizim”, ka shtuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS