Szunyog në Akademinë e Kosovës për Drejtësi: Janë të etur për ta mbështetur rendin dhe ligjin NULL NULL 24.10.2023 14:56 24.10.2023 14:56 Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Drejtësi. Ai ka thënë se kjo ka qenë një mundësi e mirë për të takuar gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Mora përshtypje të fortë se ata janë të etur për t’i dhënë mbështetje rendit dhe ligjit me pozitat e tyre të reja. U dëshiroj sukses në përgjegjësitë e tyre të reja”, ka shkruar Szunyog, përcjell KlanKosova.tv. “Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që mirëfunksionon dhe thërrasim autoritetet e Kosovës që të angazhohen për të gjithashtu”