Szunyog: E mirëpres konsultimin me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së NULL NULL 30.07.2023 14:41 30.07.2023 14:41 Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se e mirëpret vendimin e Kosovës për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias. “E mirëpres gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për të konsultuar Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”. “Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore”, ka shkruar Szunyog./Klankosova.tv