Synimi gjenocidal nuk është thjesht i skajshëm apo populist në Izrael, thotë zyrtari afrikano-jugor NULL NULL 11.01.2024 20:06 11.01.2024 20:06 Akuzat e Afrikës së Jugut për gjenocid kundër Izraelit nuk po bëhen “lehtë”, ka thënë një zyrtar, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova. Zane Dangor, drejtor i përgjithshëm i departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të vendit, tha për Sky News se delegacioni kaloi “disa kohë” duke detajuar qëllimin e pretenduar gjenocidal nga Izraeli gjatë seancës së parë dëgjimore në GjND sot. Ai shtoi se qëllimi nuk ishte “thjesht i skajshëm apo populist”, por “politikanë që bënin këto lloj deklaratash”. Dangor tha se “asgjë” e bërë nga Hamasi në sulmet e tij të 7 tetorit s’mund “t’i japë njëfarë legjitimiteti mënyrës në të cilën po ndodh shkatërrimi i popullit dhe infrastrukturës palestineze”. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 23 mijë palestinezë janë vrarë në tre muajt e fundit. Ky “nuk mund të jetë një gabim”, tha ai. “Ne mendojmë se është një shenjëstrim i qëllimshëm i civilëve me qëllim të shpopullimit të Gazës”, shtoi Dangor. Rasti gjithashtu kritikon Hamasin, vuri në dukje ai, pasi Izraeli akuzoi Afrikën e Jugut se vepron si “krahu ligjor” i grupit. Sjellja e çështjes në GJND është diçka që shtetet e tjera apo shtetet palë duhet ta kishin bërë gjithashtu”, tha ai.