Sylvniho flet për kontratën me Shqipërinë: Ndihem shumë mirë këtu NULL NULL 08.12.2023 21:28 08.12.2023 21:28 Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur mbi kontratën që ai ka me kuqezinjtë, duke thënë se s’ka firmosur ende asgjë por nuk ndihet i shqetësuar. Sylvinho tha se aktualisht ka kontratë me Shqipërinë deri në përfundim të Evropianit dhe së bashku me stafin këto ditë janë marrë kryesisht me shortin. “Ne duhet të shfrytëzojmë këto 6 muaj për të rikuperuar forcat duke nisur nga janari për të punuar fort për të bërë diçka më shumë, kështu që për gjërat e tjera nuk jam i shqetësuar për asgjë”, tha Sylvinho në një intervistë për “Neës24”, transmeton Klankosova.tv. Ai më tej është shprehur i gatshëm për të qëndruar më gjatë në Shqipërinë, pasi tha se ndihet mirë me kombëtaren. “Jemi duke bërë një punë të mirë, e dimë që kemi edhe besimin e futbollistëve, një raport të mirë me federatën, me gjithë njerëzit, jetojmë këtu në Tiranë, kështu që nuk kemi asnjë problem”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025