Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës

NULL NULL
27.02.2026 19:01
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Anu Prattipati.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se Prattipatin e njoftoi mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet e ministrisë në fushën e sigurisë, “mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës”, transmeton Klankosova.tv.

“Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

lajme të ngjashme