Sveçla: Prona e Radojçiqit do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësi me barka NULL NULL 01.10.2023 16:47 01.10.2023 16:47 Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është në bisedime me Ministrinë e Bujqësisë që prona e Milan Radojçiqit të kaloj në kuadër të dikasterit të tij. Sipas Sveçlës, me këtë do të bëhej e mundur për stacion për njësi me barka në departmentin e kufirit nga ana e Policisë së Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Kompleksi i Milan Radojçiqiqt është i ndërtuar në agjencinë pyjore të Republikës së Kosovës. Bypasi i tunelit është uzurpuar nga ky kompleks nga Milan Radojqiq”, u shpreh Sveçla. “Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit”.