Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla, pavarësisht urdhrit për sjelle me detyrim, mungon në seancën për gazin lotsjellës

NULL NULL
31.10.2025 10:22
Foto nga Arkiva; Xhelal Sveçla
Foto nga arkivi

Ndonëse kishte urdhër për sjellje me detyrim në seancën ku po akuzohet për përdorim të armës, ministri në detyrë Xhelal Sveçla, nuk u paraqit.

Gazetarja e Klan Kosova, Gremisa Latifi, tha se avokati i tij ka njoftuar se klienti i tij është në vizitë zyrtare jashtë vendit.

Ndërkaq, Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku ishin të pranishme në seancën si të akuzuar për përdorim të armës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Megjithatë, në mungesë të Sveçlës, seanca dështoi të mbahej.

Millaku, Zyba, Sveçla dhe Pacolli akuzohen se në vitin 2018 kishin hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme