Sveçla: Një pjesëtari të policisë iu dogj vetura me RKS nga strukturat ilegale në veri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla: Një pjesëtari të policisë iu dogj vetura me RKS nga strukturat ilegale në veri

NULL NULL
19/09/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një pjesëtari të Policisë së Kosovës iu është djegur vetura në Leposaviq nga strukturat paralele të Serbisë.

Sveçla përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se pjesëtari i Policisë së Kosovës i përket komunitetit serb dhe se vetura e tij mbante targat RKS, njofton Klan Kosova.

“Tendencat e frikësimit vazhdojnë. Sot një tjetër oficer i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilat i kanë djegur veturën me targa legale RKS”.

“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së”.

klankosova.tv