Sveçla: Armatimi i konfiskuar në veri – sinjal për nivelin e përgatitjeve të sulmeve nga Serbia NULL NULL 16.10.2023 12:48 16.10.2023 12:48 Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Ai, me anë të një postimi në X, ka shpërndarë disa fotografi nga mjetet që ishin konfiskuar gjatë operacioneve të policisë në veri. “Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. A nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka thënë Sveçla./Klankosova.tv