Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suspendohet polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë për “incizim të paautorizuar”

NULL NULL
24.06.2023 21:54
policia e kosoves

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar një polic të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

I njëjti dyshohet për fotografim apo incizim të paautorizuar, teksa bëhet e ditur se hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tij.

“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme