Suspendohen katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur NULL NULL 16.09.2025 18:40 16.09.2025 18:40 FOTOILUSTRIM Katër policë nga Njësia e Reagimit të Shpejt janë suspenduar nga Policia e Kosovës. Siç thotë ish- gazetari i Klan Kosovës, Lirim Mehmetaj, shkak për këtë vendim u bë një shaka për Dimal Bashën, në një grup të mbyllur mes kolegësh. ”Çfarë skandali… Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën. Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla. Qysh more përjashtohen policët specialë? A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit. I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?”.