Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Supremja vendos sot për ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së për rezultatet e 28 dhjetorit

NULL NULL
09.02.2026 14:04

Gjykata Supreme ka shqyrtuar të gjashtë ankesat administrative  kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një përgjigje për Klan Kosova, Gjykata Supreme tha se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes”, thuhet në përgjigje.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Supremja pranon gjashtë ankesa

lajme të ngjashme