Superskandali i MINT-it: ARBK-ja e njeh kodin e Serbisë, punon me të (VIDEO) NULL NULL 23.08.2023 16:11 23.08.2023 16:11 Nëse konstatohet veç nga ky numër telefoni kontaktues, del që ARBK është agjenci shtetërore e Serbisë. Kodi thirrës për një departament të saj, është + 381. Ky, ndërkombëtarisht, pranohet si numër hyrës për republikën e Serbisë. Por, në fakt, ARBK është një agjenci e Republikës së Kosovës, që së fundmi u aktivizua vrullshëm, që të ua heq certifikatat e bizneseve, pikërisht me arsyetimin se po e paraqesin shtetin si pjesë të Serbisë dhe në këtë kontekst, po bëjnë shkelje kushtetuese. Nuk dihet nëse e bënë me ose pa dashje, por pikërisht kështu veproi vetë Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke e lënë në faqen e saj zyrtare numrin me prefiksin e Serbisë +381. Kontaktimi me ndonjë numër telefoni në Kosovës, përmes këtij kodi, nuk është i mundur, qysh nga 2016-ta. Në atë kohë, Kosova arriti marrëveshje me Serbinë, në kuadër të dialogut të ndërmjetsuar nga Bashkimi Evropian ta ketë kodin e saj shtetëror telefonik, që është +383, e jo më ai i Serbisë, +381. Ky i fundit, qëndroi si i paprekur në uebfaqen e ARBK-së deri të mërkurën pas orës 16 e 30, kur klani edhe e ruaji një screenshot të saj. Pas raportimeve, agjencia e ndryshoi atë, diku pas orës 17.00. Ndryshimin e njëjtë harruan ta bëjnë edhe të Drejtoria e Akreditimit të Kosovës, të dhënat e së cilës gjenden në uebfaqen e MINT bashke me kodin thirrës të republikës së Serbisë.