Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Supernova 2” sjell risi: Për herë të parë edhe djem në format (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2026 19:58

Moderatorja Sara Kolami ka folur për sezonin e parë të emisionit dhe përgatitjet për “Supernova 2”, duke e cilësuar nisjen si një periudhë eksperimentale.

“Sezoni i parë ishte një sezon eksperimental edhe mua më desh ta fitoja besimin e Klanit sepse normalisht unë isha personazh shumë i ri dhe nuk mund të më besonin 100%, pasi as unë nuk është se kisha ndonjë eksperiencë shumë të madhe”

Në “Prive në Klan Kosova”, Kolami ka zbuluar gjithashtu disa risi që do të sjellë sezoni i ri, përfshirë pjesëmarrjen e djemve në format.

Sa i përket jurisë, ajo u shpreh se do të përfshihen persona që ajo i vlerëson shumë dhe disa prej tyre i ka propozuar vetë.

“Një risi e madhe këtë vit është se do të kemi edhe djem; kemi marrë shumë mesazhe ku pyetnin pse nuk ka djem dhe tani kemi konfirmuar që do të ketë edhe vajza edhe çuna. Për jurinë, do të kemi njerëz që mua më pëlqejnë shumë; ka qenë propozimi im për disa personazhe që më duken interesantë, të bukur dhe të freskët”

Ajo përmendi gjithashtu mundësinë e pjesëmarrjes së ish-banorëve të “Big Brother”, duke i konsideruar ata pjesë të një “familjeje” televizive, si dhe u shpreh krenare për raste suksesi si ai i Brikenës, e cila sipas saj e ka përdorur emisionin si trampolinë për karrierë.

“Besoj se do të ketë edhe ish-banorë të Big Brother, sepse unë i konsideroj si brenda familjes, duke qenë se edhe vetë kam dalë nga ai format. Jam shumë krenare për raste si ai i Brikenës, e cila e përdori emisionin si një katapult të mirë për karrierën e saj”

lajme të ngjashme