Supermakina policore gëzon Ferizajn (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:40 nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:40 Nga krejt çka u ekspozua për Javën e Policisë në Ferizaj, vetura inteligjente zgjoi më së shumti interesim. Për specifikat e saj që nga kjo javë nisi patrullimin, ferizajasit u njoftuan se detekton shumë shkelje. Kundërvajtjet nuk mund të fshihen nga sistemi, e kjo po u pëlqen edhe qytetarëve. Teknologjia e integruar evidenton edhe veturat që janë në kërkim. Qarkullimi nëpër Ferizaj i kësaj makine si duket ka pasur efekt vetëdijësues.