Superliga e Kosovës: Sot zhvillohen dy ndeshje zjarr NULL NULL 03.05.2025 07:51 03.05.2025 07:51 Foto nga Flashscore Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 32-të në Superligës së Kosovës. Malisheva përballet me Dukagjinin me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë., transmeton Klankosova.tv. Në tabelë Malisheva renditet e treta me 47 pikë, derisa Dukagjini i teti me 40 pikë. Nga ora 20:00, do të përballen Prishtina dhe Ballkani, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ballkani zë vendin e dytë në tabelë me 57 pikë, derisa Prishtina radhitet e gjashta me 40 pikë.