Superliga e Kosovës, sot luhen dy ndeshje interesante NULL NULL 03.03.2024 10:18 03.03.2024 10:18 Siperliga e Kosovës në futboll Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll sot luhen dy ndeshje interesante. Gjilani i cili renditet i teti në tabelë me 22 pikë, është nikoqir i Malishevës e cila renditet e treta me 38 pikë. Ndeshje tjetër interesante që do të luhet sot është ajo mes Prishtinës dhe Lirisë. Prishtina renditet e pesta me 31 pikë, kurse Liria është në pozitën e fundit me 10 pikë të grumbulluara. Ndeshjet luhet nga ora 13:00.