Superliga e Basketbollit vjen në Artmotion me disa ndeshje interesante për kreun e tabelës dhe për mbijetesë NULL NULL nga Arbon Flugaj 27.03.2021 12:25 nga Arbon Flugaj 27.03.2021 12:25 Xhiro e 26-të e Superligës së Basketbollit nis me dy ndeshje interesante që përballin skuadrat e kreut me ato që po luftojnë për të arritur mbijetesën. Të dy këto duele transmetohen në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion. 17:00 VËLLAZNIMI – G.E YLLI ART SPORT 1 “Shani Nushi” do jetë palestra në të cilën hapet java e Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli do të jetë dueli hapës. Kjo ndeshje, që ka rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e sezonit, zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 17:00 teksa do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Kur kanë kaluar 25 ndeshje nga fillimi i kampionatit, Ylli tashmë ndodhet në pozitën e dytë në renditje, pozitë kjo që do të shpresojë ta mbajë deri në fund të edicionit për të kaluar drejtpërdrejt në gjysmë-finalet e fazës së nxehtë të “Playoffit”. Nga ana tjetër, Vëllaznimi janë në vendin e fundit në tabelë dhe iu duhet urgjentisht fitorja për të mbajtur gjallë misionin “mbijetesë”. Suharekasit e G.E Yllit kanë fituar të dy ndeshjet e luajtura në këtë sezon kundër skuadrës gjakovare, por a do të jetë e treta e vërteta për Vëllaznimin apo jo mbetet të shihet këtë të shtunë në Artmotion. Vëllaznimi, 5-shja e mundshme startuese: Nichols, Shestani, Emogbo, Council, Shehu G.E Ylli, 5-shja e mundshme startuese: Kastrati, Bunjaku, Gill, Morant, Wilbekin 19:00 RAHOVECI – BASHKIMI ART SPORT 1 Ndeshje direkte mes skuadrave me synime të ndryshme, por me nevojë urgjente për fitore. Rahoveci dhe Bashkimi takohen mes tyre në “Mizahir Isma” në kuadër të xhiros së 26-të dhe ky duel transmetohet me fillim nga ora 19:00 drejtpërdrejt në Art Sport 1. Kur janë luajtur 25 takime dhe kanë mbetur edhe 3 të tjerë për t’u luajtur, Rahoveci mban pozitën e tretë në renditje me 16 fitore dhe 9 disfata, teksa në anën tjetër Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 11 fitore dhe 14 humbje, por që akoma matematikisht nuk e ka siguruar mbijetesën. Rahoveci ka fituar dy duelet e mëparshme të këtij edicioni me rezultat të ngushtë, teksa këtë herë lufta do të jetë akoma më e madhe për shkak të gjendjes në tabelë. Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese: Morina, Davis, Veseli, Daniel, Qallaku Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese: Mala, Hamati, Oleka, Latkovic, Lutete