Superekskluzive: Bangladeshi njeh Kosovën NULL NULL 27.02.2017 10:49 27.02.2017 10:49 Kosova ka marrë edhe një njohje të madhe, të hënën, duke u pranuar nga Bangladeshi. Lajmi është raportuar nga gazeta Dhaka Tribune, transmeton Klan Kosova. Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”. Dhaka Tribune njofton, e Klan Kosova përcjellë se pak kohë më parë ministria e jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky medium thotë se kjo është njohja e 114 për Republikën e Kosovës.