Superdueli Trepça ’89 – Prishtina e hap fundjavën sportive në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 26.02.2021 14:09 nga Arbon Flugaj 26.02.2021 14:09 Transmetimet e Superligës për këtë javë në Artmotion fillojnë me një duel shumë interesant nga elita e futbollit vendor. 13:00 TREPÇA ’89 – PRISHTINA ART SPORT 1 Ky takim do të jetë hapës i javës në Superligë, teksa poashtu do të jetë edhe i vetmi që luhet të shtunën. Prishtina që po kalon në një super formë muajve të fundit do të ketë përballë një skuadër që ka ditur t’i prishë punë vazhdimisht skuadrave të kreut të tabelës, Trepçën ’89. Ky takim luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Kur kanë kaluar 20 xhiro të luajtura, Prishtina mban pozitën e tretë tabelore me 38 pikë të grumbulluara, nga të cilat 11 fitore, pesë barazime dhe katër disfata. Nga ana tjetër, mitrovicasit janë në pozitën e pestë me 25 pikë sosh. Ata deri më tani kanë fituar shtatë ndeshje, katër herë janë ndalur në barazim, teksa kanë edhe nëntë humbje. Në 10 takimet e fundit të ndërsjella, Prishtina ka arritur të fitojë gjashtë herë krahas tre fitoreve të 89-shit dhe një barazimi. Këto dy skuadra kanë histori të pasur me njëra-tjetrën, teksa kanë shfaqur në të kaluarën edhe ndeshje atraktive.