Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Super PAC i Elon Musk shpall fituesin e fundit të dhuratës një milion dollarëshe

NULL NULL
05.11.2024 22:15
Elon Musk
Elon Musk

Super PAC pro-Trump, i drejtuar nga Elon Musk, ka shpallur fituesin e tij të fundit të lotarisë prej $1 milion, një votues të regjistruar në Michigan, duke përfunduar një fushatë që ka tërhequr vëmendjen e ligjvënësve dhe institucioneve ligjore në nivel federal dhe shtetëror.

Grupi politik, i njohur si America PAC, njoftoi shpalljen e fituesit të fundit të martën pasdite, vetëm një ditë pasi një gjykatës në Pensilvani refuzoi të ndalonte programin, transmeton klankosova.tv.

Prokurori i Qarkut të Filadelfias kishte paraqitur një padi civile për të ndaluar këtë lotari, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjeve shtetërore të lojërave të fatit.

”Faleminderit të gjithëve që nënshkruan përkrahjen për të Drejtat e Lirisë së Fjalës dhe mbajtjen e Armëve”, shkruhej në një postim të super PAC në X (Twitter), duke iu referuar peticionit që mund të nënshkruanin votuesit e regjistruar për të marrë pjesë në lotari.

Në total, sipas CNN, ky grup pro-Trump shpërndau $18 milionë për 18 votues të regjistruar në shtetet kyçe, pavarësisht padive dhe paralajmërimeve nga Departamenti i Drejtësisë që sugjeronin se programi mund të shkelte ligjet federale kundër blerjes së votës.

lajme të ngjashme