Super Kuka bëhet doktor nderi në UP (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 22.09.2022 20:47 nga Qendresa Bellagoshi 22.09.2022 20:47 Trajneri, Driton Kuka, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Nën praninë e disa kampioneve olimpike, me një ceremoni solemne, selektori i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, u dekorua. Kuka u shpreh i lumtur me këtë nderim, derisa falënderoi familjarët e të gjithë kontributdhënësit në rrugëtimin e tij, të cilin e përshkroi si jo të lehtë. Për Kukën, fjalët ishin të mëdha, ku e vlerësuan për gjithë punën ndërvite. Me këtë titull që iu dha atij, e lumtur u shpreh edhe kampionja, tashmë trajnerja, Majlinda Kelmendi.