Super Berardi, Saasuolo deklasoi Atalantan NULL NULL 09.11.2025 14:37 09.11.2025 14:37 Atalanta pësoi një humbje zhgënjyese në shtëpi kundër Sassuolos, e cila fitoi 3-0 falë dy golave të Berardi (goli i parë një penallti) dhe një goli të Pinamonti. Për Atalantën, e cila vjen pas një fitoreje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve në Marseille, kjo ishte humbja e dytë radhazi në ligë, duke vënë në pikëpyetje pozicionin e Juric si trajner. Ekipi i Grosso-s luajti mirë, duke shfaqur një mbrojtje të vendosur dhe duke prodhuar kundërsulme vdekjeprurëse, transmeton Klankosova.tv. Me këtë fitore, Sassuolo e kaloi Atalantën në renditje dhe u zhvendos në 16 pikë, ndërsa Atalanta mbeti në 13.