Sulmuan një person në vendin e punës, arrestohen dy persona në Lipjan NULL NULL 20.07.2026 09:20 20.07.2026 09:20 Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje rreth orës 14:09, janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi dyshohet se kanë sulmuar në vendin e punës një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.