Sulmoi policin i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, arrestohet NULL NULL 08.03.2024 09:25 08.03.2024 09:25 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht një polic i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Policia njofton përmes raportit 24 orësh se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.