Sulmoi fizikisht të dashurën, arrestohet i dyshuari në Gjakovë NULL NULL 19.07.2025 08:41 19.07.2025 08:41 Foto Ilustruese Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.