Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet me grushte e thikë shkrimtari Salman Rushdie (FOTO)

NULL NULL
12.08.2022 18:30

Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar në skenë në një ngjarje në shtetin e Nju-Jorkut, sipas Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Rushdie, shkrimet e të cilit çuan në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua të premten në mëngjes teksa ishte gati të mbante një ligjëratë në perëndim të Nju-Jorkut.

Një reporter i Associated Press dëshmoi se si një burrë u sul në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi ta godiste shkrimtarin me grushte dhe me thikë teksa ai po prezantohej.

Autori i sulmit u kap dhe u rrëzua përtokë dhe është në mbajtje.

Fotot e marra nga një gazetar i Associated Press tregojnë shkrimtarin Rushdie të shtrirë në shpinë.

Libri i Rushdie, Vargjet Satanike, është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Një vit më vonë lideri iranian Ayatollah Homeini e lëshoi një fatva, ku bën thirrje për vrasjen e Rushdies.

Një shpërblim prej më shumë se 3 milionë dollarë është ofruar për këdo që e vret shkrimtarin.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Homeinit, por ndjenjat anti-Rushdie vazhduan.

Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim në atë kohë, duke thënë se nuk kishte “asnjë provë” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.