Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi terrorist në Ankara, Gërvalla: Kosova solidarizohet me Turqinë

NULL NULL
23.10.2024 23:26
Turkey Explosion
Ekipet e urgjencës dhe të sigurisë janë vendosur jashtë Turkish Aerospace Industries Inc. në periferi të Ankarasë, Turqi, të mërkurën, 23 tetor 2024. Foto: AP

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar për sulmin i cili u cilësua si terrorist në Turqi.

“E pikëlluar dhe e tmerruar thellësisht nga sulmi terrorist në ambientet e Industrisë Hapësinore Turke (TUSASh) në Kahramankazan, Ankara. Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe urimet tona më të mira për shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Gërvalla në X.

Ajo ia rikonfirmoi Turqisë solidaritetin e shtetit të Kosovës.

“Në këto kohë sfiduese, Kosova rikonfirmon solidaritetin e saj me Turqinë, mikun dhe aleatin tonë të ngushtë, dhe dënon terrorizmin në të gjitha format e tij”, përfundoi Gërvalla.

Është raportuar se 5 persona janë vrarë, ndërsa janë “neutralizuar” edhe dy nga sulmuesit që iu sulën ambienteve të kompanisë shtetërore e hapësirës ajrore turke. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme