“Sulmi rus vret dy punonjës vullnetarë francezë në Ukrainë” NULL NULL 01.02.2024 22:19 01.02.2024 22:19 Foto nga arkiva. Kherson. Një sulm rus ka vrarë dy punonjës vullnetarë francezë në Ukrainë, sipas zyrtarëve lokalë. Sulmi në qytetin e Beryslav në Kherson, plagosi tre shtetas të tjerë të huaj, tha guvernatori Oleksandr Prokudin. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një shtetas ukrainas, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Prokurorët në rajon thanë se forcat ruse filluan një sulm masiv me dron në zonë në orën 16:00.