Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi raketor rus në Odesa të Ukrainës vret tetë persona

NULL NULL
18.11.2024 13:55
Banorët reagojnë pranë shtëpisë së tyre të dëmtuar rëndë nga një sulm me raketa ruse, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë në Odesa, 17 nëntor 2024. REUTERS/Nina Liashonok

Një sulm me raketa ruse vrau tetë persona dhe plagosi 39 në Odesa të Ukrainës të hënën, tha guvernatori lokal Oleh Kiper.

Katër fëmijë ishin në mesin e të plagosurve ndërsa tre persona janë në gjendje të rëndë, tha Kiper në mesazhin e publikuar në Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në Telegram se një raketë balistike ruse kishte goditur një lagje banimi dhe se një ndërtesë apartamentesh, një ndërtesë universiteti dhe një ndërtesë administrative ishin dëmtuar.

lajme të ngjashme