Sulmi në Colorado – autori e kishte planifikuar që një vit, thotë FBI NULL NULL 03.06.2025 07:02 03.06.2025 07:02 Një burrë egjiptian, Mohammed Sabry Soliman, 45 vjeç, është arrestuar në Colorado pasi sulmoi me koktej Molotovi një protestë pro-Izrael të dielën, duke lënë të paktën tetë persona të plagosur. Sipas autoriteteve, Soliman kishte planifikuar sulmin për një vit dhe e kreu pak pas diplomimit të vajzës së tij. I veshur si kopshtar, ai iu afrua protestuesve në Pearl Street Mall në Boulder dhe hodhi pajisje ndezëse, duke bërtitur “Free Palestine”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 16 koktej Molotovi të paaktivizuar dhe një pajisje spërkatëse me benzinë. Ndër të plagosurit është edhe një i mbijetuar i Holokaustit. Soliman përballet me akuza për krim urrejtjeje, tentim vrasjeje dhe përdorim të pajisjeve shpërthyese. Në intervistën me FBI-në, ai ka thënë se donte të “vriste të gjithë sionistët” dhe se do ta kryente sërish sulmin. Ai u paraqit në gjykatë të hënën, ku u konfirmua se kishte vepruar i vetëm.