Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi ndaj mediave, Deda: Po shpërfaqet brutalisht ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit, Kosova e “babës” (VIDEO)

NULL NULL
03.09.2025 21:33
Opinionisti Ilir Deda, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova
Opinionisti Ilir Deda, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova

Opinionisti Ilir Deda ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova lidhur me sulmet e bëra nga Qeveria Kurti ndaj mediave, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe të destinuara për të dështuar.

Ai më tej tha se po shfaqet ëndrra e Shqipërisë së “xhaxhit”, me synimin që Kosova të bëhet “e babës”.

“Tani po shfaqet në formën më brutale kjo ëndërr e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova e babës”,  tha Deda.

Ai shtoi se nuk e kupton qëllimin e veprimeve të tilla, duke theksuar se lufta kundër mediave është gjithmonë e humbur.

“Përnjëmend nuk e di çfarë po duan këta njerëz, sepse lufta kundër medias është gjithmonë e humbur. Askush nuk e ka fituar dhe nuk do ta fitojë, as kjo qeveri dhe asnjë në të ardhmen”, tha ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme