Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas zjarreve të mëdha, në Francë bëhet thirrje për kujdes nga ndotja e ajrit

NULL NULL
28.07.2026 19:32

Tash e disa ditë, Franca është duke u përballur me zjarre të mëdha që kanë kapluar shumë zona të këtij shteti.

Por, përveç përballjes me flakët e fuqishme që kanë shkatërruar shumë hapësira e që ka bërë të evakuuohen mijëra banorë, Franca aktualisht po përballet edhe me ndotjen e ajrit, si pasojë e zjarreve.

Së fundmi, autoritetet franceze kanë paralajmëruar banorët në pjesën më të madhe të vendit që të jenë të kujdesshëm ndaj cilësisë së dobët të ajrit, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë brenda shtëpive.

Sipas monitorimit të cilësisë së ajrit, vetëm tre nga 45 zona në të gjithë Francën aktualisht po përjetojnë cilësi “mesatare”, kurse në 10 zona të tjera cilësia “është e keqe”.

Nesër, ndotja e ajrit parashikohet të jetë edhe më e keqe, me vetëm një qytet, Brest në Francën veriperëndimore, që aktualisht parashikohet të ketë cilësi “mesatare” të ajrit, sipas Atmo France, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Të paktën 24 nga 45 zonat pritet të përjetojnë cilësi “të keqe” të ajrit”, thuhet tutje.

Ndotja e mjedisit, apo grimcat e imëta në atmosferë kanë bërë që cilësia e ajrit të jetë nën nivele.

lajme të ngjashme