Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës së sigurisë që u vra NULL NULL 28.03.2023 08:27 28.03.2023 08:27 Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channel. R. P. e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish-dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, A.T. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen. Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit. Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku disa persona qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë roja e sigurisë private, Pal Kola, 60-vjeç. Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov./abcnews.al/
Kosova Fillimisht formimi i Asociacionit me kompetenca thelbësore, nuk ka lojë rreth kësaj 20/04/2023
Kosova Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt 20/04/2023
Lajme Prokurori i Përgjithshëm ukrainas thotë se gati 80 mijë raste të krimeve janë regjistruar gjatë luftës 20/04/2023