Sulmet në veri: Të dyshuarit e blejnë lirinë me para! (VIDEO) NULL NULL 18.07.2023 20:34 18.07.2023 20:34 Prangat iu vunë dy ditë pasi në veri u sulmuan gazetarët kosovarë. Si i dyshuar për këtë rast, Dalibor Spasiq u mbajt në paraburgim një muaj. Kur e kreu këtë masë, u lirua, pasi pagoi edhe dorëzaninë, njofton Klan Kosova. Javën e kaluar, me këtë mundësi, u la të mbrohet nga jashtë burgut edhe i akuzuari tjetër, Nemanja Vllaskoviq. Me masën e re për dy nga tre të arrestuarit, nuk po pajtohen ata që raportojnë nga veriu që thonë se kjo ndikon negativisht në punën e tyre në terren. Edhe ish kryeprokurori i Themelores në Mitrovicë, Shyqyri Syla, thotë se është dashur të shqyrtohet një tjetër vendim për dy të liruarit, pasi rreziku ende ekzsiton për gazetarët. Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS