Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet në spitalet izraelite “duhet të hetohen si krime lufte”, thotë HRW

NULL NULL
14.11.2023 08:31
Human Rigths Watch

Në një raport të ri, Human Rights Watch thotë se “sulmet e paligjshme të ushtrisë izraelite ndaj objekteve mjekësore, personelit dhe transportit po shkatërrojnë më tej sistemin e kujdesit shëndetësor të Gazës dhe duhet të hetohen si krime lufte”.

Organizata i kërkoi Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit mbi Territorin e Pushtuar Palestinez dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojnë.

“Pavarësisht pretendimeve të ushtrisë izraelite më 5 nëntor 2023, për ‘përdorimin cinik të spitaleve nga Hamasi’, asnjë provë e paraqitur nuk do të justifikonte privimin e spitaleve dhe ambulancave nga statusi i tyre i mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” thekson kjo organizatë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Human Rights Watch hetoi sulmet në ose pranë Spitalit Indonezian, Spitalit al-Ahli, Qendrës Ndërkombëtare të Kujdesit të Syve, Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze dhe Spitalit al-Quds midis 7 tetorit dhe 7 nëntorit.

lajme të ngjashme