Sulmet izraelite në të gjithë Gazën vrasin 54 persona NULL NULL 26.05.2025 13:17 26.05.2025 13:17 Foto nga Reuters Të paktën 54 palestinezë janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite gjatë natës, duke përfshirë një sulm ndaj një shkolle që strehon familjet e zhvendosura në Gazën qendrore, kanë thënë dy drejtorë spitali për BBC. Shkolla Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës kishte strehuar qindra njerëz të zhvendosur nga qyteti Beit Lahia, aktualisht nën sulm intensiv ushtarak izraelit. Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, tha se 20 trupa, përfshirë ato të fëmijëve, u gjetën të djegur, transmeton Klankosova.tv. Ushtria izraelite (IDF) tha se kishte shënjestruar “një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit dhe Xhihadit Islamik”.