“Sulmet amerikane nuk mund ta eliminonin aftësinë e Iranit për të prodhuar bombën atomike” NULL NULL 04.07.2025 14:39 04.07.2025 14:39 Foto ilustruese Një përplasje serioze po shfaqet mes Pentagonit dhe presidentit amerikan, Donlad Trump, derisa Trumpi ka deklaruar se sulmet amerikane kanë shuar përfundimisht kapacitetet bërthamore të Iranit, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes ka pranuar se programi iranian është vetëm përkohësisht i penguar. Por sipas Pentagonit, Irani mund të prodhojë bombën atomike qysh në vitin e ardhshëm. “Një gjë duhet pranuar, se sulmet e para një jave-10 ditëve nuk mund të eliminonin plotësisht aftësinë e Iranit për të prodhuar bombën atomike”, u shpreh kështu Artur Meçollari në “Kosova Today”. Nga ana tjetër, Adrian Zeqiri thotë se Trumpi po i mundëson Izraelit që të furnizohet sërish me armatim. “Po e lejon të rimarr veten pas sulmeve iraniane”, shtoi tutje ai. /klankosova.tv