Sulm rus në Kherson të Ukrainës, plagosen gjashtë persona NULL NULL 09.01.2025 18:51 09.01.2025 18:51 Foto nga arkiva. Kherson. Një çerdhe u dëmtua pasi forcat ruse hodhën sot bomba ajrore të drejtuara në Kherson sot, tha guvernatori Oleksandr Prokudin. Përmes një postimi në Telegram, Prokudin tha se gjashtë persona janë plagosur nga ky sulm, dhe është shkatërruar një shtëpi, raporton Sky Neës. Sipas tij, në mesin e të plagosurve ishin dy gra dhe katër burra të cilët pësuan plagë nga shpërthimi dhe plagë me predha. “Një viktimë u trajtua në vend, ndërsa të tjerët u shtruan në spital”, ka shkruar tutje guvernatori Prokudin.