Sulm ndaj policëve brenda stacionit në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë NULL NULL 17.01.2026 13:19 17.01.2026 13:19 Një person është arrestuar në Kaçanik pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, transmeton Klankosova.tv. Policia bën me dije se pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.