Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm me thikë në një shkollë të Sllovakisë, dy të vdekur

NULL NULL
16.01.2025 15:05
Një nxënës raportohet se ka vrarë dy persona me thikë në një shkollë në veri të Sllovakisë. Foto: AP FOTO

Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pasi një nxënës sulmoi njerëzit me thikë, thanë shërbimet e urgjencës të enjten.

Zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës sllovake, Danka Capakova i tha Reutersit se disa ekipe ishin dërguar në një shkollë të mesme në Spisska Stara Ves në orën 12:00

“Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një është  plagosur”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha në një postim në Facebook se një nxënës 18-vjeçar ka sulmuar një mësuese dhe dy shokë të klasës.

lajme të ngjashme