Sulm me bombë në Kabul – mbi 40 të vdekur NULL NULL 27.01.2018 11:55 27.01.2018 11:55 Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur, dhe mbi 140 të lënduar, pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Kabulit, përgjegjësinë për të cilin e kanë marrë talibanët Një shpërthim vetëvrasës ka lënë të paktën 40 persona të vdekur dhe mbi 140 të lënduar në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul. Suluesit e kaluan post-bllokun e policisë me një ambulancë, duke kaluar kështu në një rrugë që është e mbyllur për transportin publik. Shpërthimi, përgjegjësinë për të cilin e morën talibanët, ndodhi afër ministrisë së Brendshme dhe zyrave të Bashkimit Europian, e të Këshillit të Lartë për Paqe. Para një jave, militantët talibanë vranë 22 persona në një hotel luksoz të Kabulit, ndërsa zyrtarët kanë kërkuar që të rritet gatishmëria, pasi numri i të vdekurve mund të rritet.